Sulm me armë në Gjermani
09.10.2019 - 14:58
Të paktën dy njerëz janë vrarë nga të shtënat me armë në qytetin lindor gjerman të Halle, raporton policia gjermane.
Një person u arrestua, por të dyshuarit e tjerë besohej se kishin ikur nga zona e Paulus me një automjet, sipas raportit të policisë.
Dëshmitarët thanë që një person i armatosur kishte veshur kamuflazh ushtarak dhe mbante disa armë.
Një sulm i dytë u raportua më pas në Landsberg, rreth 15 km në lindje të qytetit. Nuk ishte e qartë nëse incidentet ishin të lidhura, raporton BBC.
Përgatiti: Senad Durguti