Qeveria

Foto: Denis Sllovinja

Sulm kibernetik ndaj faqeve të internetit të disa institucioneve kosovare

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se disa faqe të internetit të institucioneve të Republikës së Kosovës kanë qenë shënjestër e sulmeve kibernetike.

Kryeziu ka bërë të ditur se sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb-faqe të institucioneve.

“Ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm kanë identifikuar se problemi me shërbimin e internetit është si pasojë e sulmit kibernetik”- ka thënë ai.

Tutje kryeziu ka thënë se gjendja është stabile – shërbimi i internetit si dhe shërbimet tjera online dhe ueb-faqet janë funksionale dhe të qasshme.