Vetura e Policisë së Kosovës

Sulm fizik në Fushë Kosovë, dy të arrestuar

Tre burra janë identifikuar dhe arrestuar si të dyshuar se kanë sulmuar fizikisht një burrë duke e nxjerrë jashtë veturës.

Policia njofton se sulmi ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës më 28 mars, ndërsa arrestimi është bërë dje.

Pas intervistimit, dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.