Suharekë, zbulohet arsenal i madh i armëve e mjeteve të ndaluara që shiteshin në treg

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar për sekuestrimin e disa armëve në Suharekë si rezultat i pranimit të një informacioni.

Sipas njoftimit, policia ka pranuar informacion se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara.

Policia në bashkëpunim me inspektorët komunal ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar pesë shufra metali, gjashtë elektroshokë, 14 pako municion të pushkëve ajrore, një palë dylbi të armës së zjarrit, 47 thika, 16 boksa të metalit, gjashtë pajisje për mirëmbajtje të armëve, katër këllëf për shufër, 27 këllëf të armës, shtatë këllëf për municion të pushkës së gjuetisë.

I dyshuari për këtë rast, F. H., 36 vjeçar, i cili ishte në posedim të këtyre pajisjeve, është proceduar në mënyrë të rregullt sipas urdhrit të prokurorit dhe me rastin po merren hetimet e Stacionit Policor në Suharekë.