Suharekë, vidhen armë në poligonin e shenjtarisë

Pronari i një poligoni të shenjtarisë ka raportuar në Polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të lokalit dhe nga aty kanë vjedhur disa armë të vogla.

Rasti është raportuar dje rreth orës 2 :00 të mëngjesit.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarje dhe po e hetojnë rastin, i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë.