Vetura zyrtare

Suharekë, vetura zyrtare përdoret jashtë detyrës

Një veturë zyrtare e Komunës së Suharekës është parë duke u përdorur edhe jashtë detyrës zyrtare.

Në një fotografi të dërguar në KALLXO.com nga një qytetar shihet një fëmijë brenda kësaj veture, me targa 4Z, te Shkolla Fillore “Destan Bajraktari”. Sipas raportuesit, zyrtari komunal çdo ditë e përdor këtë veturë për ta dërguar dhe marrë fëmijën nga shkolla.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj i kontaktuar për këtë çështje nga KALLXO.com konfirmoi se ajo veturë është e kësaj komune.

Ai tha se sapo ka pranuar këtë informacion ka filluar veprimin për të identifikuar zyrtarin i cili e ka bërë këtë shkelje, të cilin do ta dërgojë në komision disiplinor.

Për vendimin që do ta marrë, Muharremaj tha se do të na njoftojë.

 

Vetura zyrtare