Suharekë, vdes një punëtor pasi ra në kontakt me telat e rrymës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Reshtan të Suharekës.

Një punëtor i ndërtimtarisë derisa ishte duke punuar në kulmin e një shtëpie ka rënë në kontakt me telat e rrymës.

Si pasojë 47-vjeçari ka humbur jetën.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Zëdhënësi Osmanollaj ka thënë se vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjekët, ndërsa rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

Viktima i moshës 47-vjeçare ishte punëtor i ndërtimtarisë kurse ishte duke punuar në kulmin e një shtëpie kur ka hasur në telat e rrymës.