Suharekë, vdes një person në vetaksident

Një person ka vdekur të premten rreth orës 19:00 në fshatin Studençan të Suharekës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i njëjti është vetaksidentuar.

“Vozitësi mashkull  kosovar  me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë vozitësi ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i vozitësi është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.