Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Suharekë - Vdes një burrë në veturë teksa po shkonte te mjeku

Një burrë raportohet se derisa ishte duke shkuar për të kërkuar tretman mjekësor, pasi nuk ishte ndier mirë me shëndet, gjatë rrugëtimit kishte mbetur i shtrirë në veturë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Rasti ka ndodhur në Suharekë, më 21.01.2025.

Mjeku kujdestar me të arritur në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër dhe e kishte konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë iu është liruar familjarëve.