Suharekë – Vazhdon dezinfektimi i rrugëve

Kryetari i Komunës së Suharekës ka bërë të ditur se ka filluar sërish të bëhet dezinfektimi i rrugëve në fshatrat e Komunës së Suharekës e njëkohësisht edhe pastrimi i tyre.

“Në fshatrat e Komunës së Suharekës po bëhet sërish pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve. Në Bllacë kemi qenë prezent në secilën rrugë  në pastrim si masë parandaluese ndaj Covid-19. E njëjta do të ndodhë edhe me fshatrat tjera. Ne punojmë dhe kujdesemi për ju. Ajo që na ndihmon të gjithëve është qëndrimi juaj në shtëpi”, thuhet në fund të statusit të Kryetarit Muharremaj në llogarinë e tij “Facebook”.