Dhuna në familje - Foto: REL/Shutterstock

Suharekë, sulmoi fizikisht bashkëshorten, lirohet në procedurë të rregullt

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00, Policia e Prizrenit ka arrestuar një person i cili dyshohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshorten.

Rasti ka ndodhur në fshatin Peqan të Suharekës, ku gruaja ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u trajtuar si dhunë në familje.

Në këtë kohë kur Kosova po përballet me pandeminë globale të coronavirusit, qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 26 raste të reja me coronavirus në Kosovë duke shtuar numrin e të infektuarve në 61.

Qeveria e Kosovës, ditë më parë ka marrë vendim që të mbyll të gjitha bizneset, përveç marketeve dhe barnatoreve për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.

Kurse, Qeveria e Kosovës mbrëmë ka marr edhe disa vendime për parandalimin e virusit COVID-19.

Ndër to edhe vendimin për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve nga ora 10:00 deri në ora 16:00 pasdite, si dhe nga ora 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes, gjithashtu ndaohet qarkullimi jashtë shtëpive.