Suharekë, shembet fasada e një ndërtese (FOTO)

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë të ditur se është shembur fasada e një ndërtesë në Suharekë.

Muharremaj ka publikuar disa fotografi dhe bërë të ditur se askush nuk është lënduar, si dhe në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante.

“Fatmirësisht askush nuk u lëndua, megjithëse kjo rënje i ka rrezikuar banorët. Në vendngjarje i kam ftuar të gjitha institucionet relevante, të cilat do të mirren me rastin më tutje”, ka shkruar Muharremaj.

FOTO – FCB – Bali Muharremaj
FOTO – FCB – Bali Muharremaj