Ilustrim

Suharekë, sekuestrohen 500 euro të falsifikuara

Dje në Suharekë Policia ka  sekuestruar 500 euro të falsifikuara. Në raportin 24 orësh thuhet se ankuesi ka raportuar se gjatë kontrollimit të deponimit të parave në bankomatin e bankës, ka hasur në një kartëmonedhë në vlerë 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Njësitet policore kanë sekuestruar monedhën e dyshuar, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Rasti është duke u hetuar.