Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Suharekë, rrahje mes burrit e gruas

Policia ka arrestuar një burrë në Suharekë nën dyshimin se ishte rrahur me bashkëshorten e tij.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nuk është raportuar për të lënduar në këtë rast, i cili po trajtohet si dhunë në familje.

Me urdhër te prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.