Foto: Ilustrim

Suharekë, qytetarit i vidhen në shtëpi 1200 euro dhe stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Suharekë.

Policia njofton se qytetari ka raportuar se nga shtëpia e tij nga persona ende të panjohur i janë vjedhur 1200 euro dhe një sasi e konsiderueshme stoli ari.

Rasti i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:50.

Sipas Policisë rasti po vazhdon të hetohet.