Suharekë, qytetari informon Policinë se posedon ilegalisht një armë

Një qytetar nga Suhareka rreth orës 01:25 pas mesnate është paraqitur në Polici për posedim ilegal të armës.

Policia njofton se i dyshuari E.B. i lindur në vitin 1990, ka thënë se ka pasur një mosmarrëveshje me dy persona të njohur rreth një obligimi në të holla.

Qytetari i cili u paraqit në Polici, ishte në posedim të armës ilegale të llojit pistoletë “ZORAKI M706-B”, e cila armë me tre fishekë është sekuestruar nga stacioni policor në Suharekë.

Pas deklarimit, Policia ka informuar prokurorin e shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orëve.

Policia thekson se rasti është nën hetime.