Ilustrim

Suharekë, punëtori bie nga ndërtesa

Një punëtor në Suharekë është lënduar gjatë dje në vendin e tij të punës.

Sipas njoftimit rreth orës 09:10, punëtori i një firme ndërtimore, derisa ishte duke punuar në një ndërtesë, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës.

Si pasojë e këtij aksidenti, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në Emergjencën e Suharekës, e më pas në QKUK, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.