Ilustrim

Suharekë, punëtorët e Hidroregjionit Jugor kanosen nga një person i dehur

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Bajram Curri”, në Suharekë dy punëtorë të Hidro-Regjionit Jugor dega Suharekë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke kontrolluar njehsorët e ujit, janë kanosur nga i dyshuari mashkull  kosovar i cili ishte në gjendje të dehur.

“I dyshuari është shoqëruar në polici. Rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim të policisë.