
Ilustrim: Pixabay
Suharekë, Policia hap rast për një foshnje e cila u dërgua pa shenja jete në QKMF
26.5.2023 - 09:16
Të enjten rreth orës 15:40 në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë është dërguar një foshnje pa shenja jete.
Sipas policisë, në lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që të hapet rast hetimi.
Derisa, trupi i pa jetë i foshnjës do dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.