Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Suharekë, polici aksidentalisht plagos veten me armën e tij zyrtare

Një polic është vetëplagusur me armën e tij zyrtare më 26.02.2025 në Suharekë.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga Shaqir Bytyçi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

“Rasti ka ndodhur dje me datë 26.02.2025. Një polic aksidentalisht është vetëplagosur në dorën e majtë me armën e tij zyrtare, policit të lënduar i është dhënë ndihma mjekësore ndërsa Policia dhe komandanti i stacionit të Suharekës ka dal në vend ngjarje”- ka thënë Bytyçi.

Zëdhënësi Bytyçi ka thënë se rasti është duke u hetuar dhe është njoftuar edhe prokurori kujdestar si dhe Inspektorati Policor i Kosovës.