Ilustrim

Suharekë, persona të panjohur ia vodhën pistoletën nga shtëpia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka raportuar një vjedhje të rëndë në Suharekë.

Viktima ka thënë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe ia kanë vjedhur pistoletën për të cilën kishte leje, gjashtë orë dore dhe 250 euro.

Rasti është duke u hetuar nga Policia ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.