Foto: KALLXO.com

Suharekë, me traktor lëndon 3 fëmijë në oborrin e shkollës

Një rast i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në fshatin Semetisht të Suharekës.

Sipas Policisë, i dyshuari me traktor duke bartur me rimorkio një shtyllë për vendosjen e harkut të basketbollit në një shkollë, në oborrin e shkollës nga pakujdesia ka lënduar tre fëmijë.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Rasti, i cili po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, është duke u hetuar.