Suharekë, konfiskohen 46 kartela grafike dhe 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Në fshatin Bllac të komunës së Suharekës janë konfiskuar 46 kartela grafike dhe 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Siç njofton Policia e Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e KEDS-it dhe zyrtarrët e Doganës, këto paisje janë gjetur të enjten me 13 janar.

“Per të gjitha keto veprime te njesive te stacionit policor ne Suharekë eshte njoftuar Prokuroria Themelore ne Prizren. Po ashtu KEDS ka konstuar se rryma ka qen kyqje Ilegale”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se duke marrë parasysh procedurat ligjore në lidhje me rastin, veprimet e mëtejme do të merren nga Dogana e Kosovës.