Suharekë, keqpërdoren disa foto dhe video të një vajze të mitur

Disa persona të mitur kanë keqpërdorur foto dhe video të një vajze po ashtu të mitur.

Policia e Kosovës njofton se njësitet e hetuesisë kanë filluar hetimin në lidhje me rastin.

“Viktima është intervistuar në prezencë të prindit, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur dje në Suharekë.