Suharekë, katër të mitur dyshohet se thyen xhamin e një autobusi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë, katër të mitur dyshohet se i kanë thyer xhamin anësor një autobusi me targa vendore.

Sipas Policisë, të njëjtit  dyshohet se kishin gjuajtur me gurë në drejtim të autobusit.

Përmes një njoftimi, PK-ja ka bërë të ditur se pas konsultimit të rastit, prokurori i shtetit ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të vazhdohet në procedurë të rregullt.