Suharekë, i vjedhin në lokal 7 TV, 5 Play Station dhe para

Një vjedhje e rëndë është raportuar në qytetin e Suharekës gjatë ditës së djeshme.

Një qytetar është ankuar në Policinë e Kosovës se në lokalin e tij disa persona kanë hapur derën me forcë dhe i kanë vjedhur disa televizorë, Play Station e para të gatshme.

Rasti është raportuar në Polici të shtunën rreth orës 10:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar duke hapur me forcë derën hyrëse kanë depërtuar në lokalin e tij dhe nga aty kanë vjedhur 7 televizor, 5 aparate playstation dhe para të gatshme”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është nën hetime.