Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Suharekë, i mituri aksidentalisht plagos me pushkë gjuetie vëllaun e tij të mitur

Një person i mitur ka plagosur aksidentalisht me pushkë gjuetie vëllaun e tij të mitur, dje me 02.11.2024 në Suharekë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.