Suharekë, i infektuari me COVID-19 shëtitet dhe viziton bankën

Policia e Kosovës ka inicuar një rast për të dyshuarin mashkull në Komunën e Suharekës.

Personi në fjalë ishte i infektuar me COVID-19 dhe nuk e ka respektuar masën e vetizolimit.

I njejti është parë duke hyrë në një zyre të një banke.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orësh 13:30, në rrugën Brigada 123 në Suharekë.

Të gjithë personat të cilët janë të infektuar me COVID-19 apo janë të dyshuar duhet të izolohen për 14 ditë, ose në të kundërtën Policia e Kosovës merrë masa ndëshkuese ndaj tyre.