Foto: Ilustrim

Suharekë, gruaja dyshohet se u hodh nga kati i pestë i banesës

Një grua dje është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, pasi dyshohet së është hedhur nga kati i pestë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:20 në Suharekë dhe sipas Policisë arsyeja e shtyrjes drejt këtij akti është e panjohur.

Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.