Ilustrim

Suharekë - Gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj

Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj mbrëmjen e kaluar në Suharekë.

Policia ka njoftuar se pas marrjes së informacionit të gjitha ekipet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurori trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti sipas policisë është cilësuar si vdekje e dyshimtë.