Foto: Ilustrim

Suharekë, dy të dyshuar arrestohen për kansoje e dhunë ndaj grave

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes dhe një rast të dhunës ndaj grave në Suharekë.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 11:00, një grua në fshatin Sopi të Suharekës ka raportuar në polici se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga burri i saj.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa një grua tjetër në Suharekë ka raportuar gjatë ditës së djeshme në polici së është sulmuar nga burri i saj.

Sipas njoftimit, rreth orës 11:00, viktima ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është rrahur nga burri i saj.

Viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.