Foto: Ilustrim

Suharekë, dy të arrestuar për vjedhje

Policia e Kosovës njofton se në Suharekë dje janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë kryer vjedhje në një shtëpi.

Sipas Policisë vjedhja ka ndodhur të premten rreth orës 19:25.

Gjatë kontrollit, te dy të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tri palë dorëza, tri kapela, dy telefonë mobilë dhe 825 € para.

Tutje Policia sqaron se  me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje

Rasti vazhdon të hetohet.