Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Suharekë, djali rrah babanë

Një person është arrestuar në Suharekë dje rreth orës 13:00 nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë psiqike dhe fizike ndaj babait të tij.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti, i cili po trajtohet si dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor, është duke u hetuar.