Ilustrim

Suharekë, burri rrah bashkëshorten

Një burrë është arrestuar të shtunën në mëngjes nga Policia e Kosovës me dyshimin se ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Suharekës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.