Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Suharekë, burri raporton zhdukjen e gruas së tij

Një burrë në Policinë e Kosovës ka raportuar se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 3 shkurt në Tërrnje të Suharekës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj” – thuhet në raport të policisë.

Rasti është iniciuar si ‘person i zhdukur’ dhe është duke u hetuar.