Ilustrim

Suharekë, bastisje për organizim të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka bastisur dy lokale në fshatin Samadraxhë të Suharekës ku dyshohet se ka pasur organizim të lojërave të fatit.

Bastisja ka ndodhur të shtunën, pasdite, në dy lokacione të fshatit në të njëjtën kohë.

Policia ka njoftuar se ka konfiskuar kompjuterë, laptop, pajisje të bixhozit, telefona si dhe një numër të konsiderueshëm valutash të ndryshme.

“Janë gjetë dhe konfiskuar një llaptop, tre telefona dhe para të gatshme 185 euro, 10 Franga Zvicerane, 110 dinar Serb, 30 kuna Kroate,500 Forinta Hungareze,200 Lekë Shqiptare, 10 Lei Rumune,6 dolar Amerikan,110 denar Maqedonas, 5 funta Britanike dhe 5 Paund Egjiptase . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.