Suharekë, babai raporton djalin për dhunë fizike ndaj tij

Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Një rast është raportuar në Prishtinë, një në Suharekë dhe një rast në Istog.

Në Suharekë një burrë ka raportuar se djali i tij ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe personave tjerë.

Sipas Policisë i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

Tutje Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Në Prishtinë, një është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur një grua.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për dhunë në familje është arrestuar edhe një burrë në Istog.

I njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:37.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.