Ilustrim

Suharekë, babai kanos djalin me pushkë gjuetie

Një person ka raportuar në polici se është kanosur nga babai i tij me pushkë gjuetie.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, arma ishte me leje të skaduar.

“Viktima mashkull  kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me babanë e tij, të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e kishte kanosur me një pushkë gjuetie”, thuhet në rapor.

Policia nga i dyshuari ka konfiskuar pushkën e gjuetisë me leje te skaduar.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.