Therande, Suhareke, Besim Ndreca

Suharekë, arrestohet pasi rrahu gruan e tij

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Suharekë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00.