Suharekë, arrestohet një person për dhunim

Një person është arrestuar në Suharekë, nën dyshimet se i njëjti ka kryer veprën penale të dhunimit.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me rastin por arrestimi ka ndodhur dy natë më parë.

Në lidhje me rastin policia ka njoftuar edhe prokurorinë e shtetit.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si dhunim.