Ilustrim

Suharekë, arrestohet i mituri pasi dyshohet se vodhi 200 euro

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mitur pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur 200 euro nga një qytetar.

Sipas Policisë, vjedhja ka ndodhur më 19 janar ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.