Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Suharekë, arrestohen tre persona, njëri gjuajti me armë zjarri nga makina në lëvizje

Në fshatin Bllacë të Suharekës janë arrestuar tre persona të dyshuar pasi derisa kishin qenë me veturë në lëvizje, njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri.

Në raportin e Policisë thuhet se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz me 44 fishekë.

Pas rastit të ndodhur dje, me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.