Foto: Ilustrim

Suharekë, arrestim për ngacmim

Policia ka arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 një person nën dyshimin se ka ngacmuar një person të gjinisë femërore.

Viktima, sipas Policisë, është ankuar se i dyshuari edhe ia ka keqpërdorur edhe numrin e telefonit.

Nga i dyshuari është sekuestruar një iPhon për procedura të mëtutjeshme  hetimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.