Foto: KALLXO.com

Suharekë, 3 persona sulmohen fizikisht nga 7 të tjerë

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Budakovë të Suharekës të premten rreth orës 23:00.

Sipas Policisë, tre persona kanë pësuar lëndime pasi që dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga shtatë të tjerë.

Po ashtu dyshohet se dikush nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Viktimat pas tretmanit mjekësor në QKMF-Suharekë janë liruar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë cal. 9mm dhe një fishek.

Po ashtu, Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar. Nga njëri i dyshuar është konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe tetë fishekë.

Me vendim të prokurorit një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.