Suharekasit mund të kthehen nga komunat e tjera deri në ora 17:00

Pasi që territori i komunës së Suharekës që nga sot është vendosur në karantinë, kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se mund të kthehen në shtëpitë e tyre deri në ora 17:00 të ditës së sotme.

Pas kësaj ore do të ndalohen hyrje-daljet për të gjithë personat përveç atyre me autorizim të veçantë.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë  vendim mbrëmë që edhe territori i komunës së Suharekës të futet në karantinë pas rasteve të reja të të infektuarve me coronavirus.

Vendim të ngjashëm Ministria ka marrë mbrëmë edhe për komunën e Prishtinës dhe të Ferizajt.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!