Foto: Ilustrim

Suharekasi arrestohet pasi ushtroi dhunë në familje, dërgohet në psikiatri

Policia në rajonin e Suharekës, mëngjesin e ditës së djeshme ka hapur një rast të dhunës në familje ushtruar ndaj një personi.

Sipas njoftimit, i njëjti është arrestuar nga policia pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike brenda familjes së tij, veçanërisht ndaj një personi.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast pas trajtimit mjekësor në psikiatri, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.