Suedia thotë se nuk mund t'i përmbushë kërkesat e Turqisë për aplikimin në NATO

Suedia beson se Turqia do ta miratojë aplikimin e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, por nuk do t’i përmbushë të gjitha kushtet që Ankaraja ia ka vendosur për mbështetjen e saj, deklaroi të dielën kryeministri suedez.

“Turqia konfirmon se ne kemi bërë atë që kemi thënë se do të bëjmë, por ajo gjithashtu thotë se dëshiron gjëra që ne nuk mund ose nuk duam t’u japim atyre,” tha kryeministri Ulf Kristersson në një konferencë të grupit të mbrojtjes në Suedi.

Finlanda dhe Suedia e kanë nënshkruar një marrëveshje trepalëshe me Turqinë në vitin 2022, që ka si qëllim tejkalimin e kundërshtimeve të Ankarasë për anëtarësimin e tyre në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Këto dy vende aplikuan në maj për t’u bashkuar me NATO-n në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, por Turqia kundërshtoi dhe i akuzoi të dyja se kanë strehuar, përfshirë nga Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit.

Në një konferencë shtypi më vonë të dielën, Kristersson tha se kërkesat që Suedia nuk mundi ose nuk donte t’i përmbushte ishin jashtë fushëveprimit të memorandumit trepalësh.

“Kohë pas kohe, Turqia përmend individë që duan t’i shohin të ekstraduar nga Suedia. Për këtë kam thënë se ato çështje trajtohen sipas ligjit suedez,” tha ai.

Ankaraja shprehu zhgënjimin me një vendim në fund të vitit të kaluar nga gjykata e lartë e Suedisë për ta ndaluar një kërkesë për ekstradimin e një gazetari me lidhje të dyshuara me dijetarin islamik Fetullah Gulen, i fajësuar nga Turqia për një tentativë grushtshteti./Reuters