Suedia sfidon Trump-in dhe shkencën duke refuzuar izolimin

Serisa pjesa më e madhe e Europës është në izolim, me shumë masa për kufizim të lëvizjes- kjo nuk po ndodh në Suedi, raporton CNN.

Restaurantet dhe kafet janë të hapura në vendin Nordik, parqet dhe shkollat gjithashtu, kurse qeveria u ka lënë vullnetarëve të merren më përhapjen e Covid-19.

Është  dicka shumë kontraverse, gjë që i ka tërhequr vëmendjen edhe Presidentit Donald Trump.” Suedia e bëri atë, turma, ata i quajnë turma. Suedia do vuaj shumë shumë keq,” tha Trump të martën.

Të nesërmen, ministrja e jashtme e Suedisë Ann Linde tha se Trump “faktikisht po gabohet” kur thotë se  Suedia  po ndjek teorinë e “imunitetit të turmës”.

Suedia ka rekomanduar vetëm mbajtjen e higjienës dhe distancës.

Suedia ka raportuar 9141 raste me coronavirus prej tyre 793 viktima, sipas Universitetit John Hopkins.

Përktheu- Ardita Zeqiri