'Subvencioni 2021', Almir Abdurrahmani dyshohet se lëshoi certifikata për fermerë pa dalë fare në teren
Gjykata e Prishtinës, ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak të pandehurit Almir Abdurrahmani.
Kërkesa e Prokurorisë është paraqitur mbi bazën e dyshimit se i pandehuri ka kryer veprat penale “Legalizim i përmbajtjes se rreme dhe Falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim”.
Gjatë zbatimit të Planit Operativ “Subvencioni 2021” është intervistuar edhe i pandehuri Almir Abdurrahmani i cili ka deklaruar se është përfaqësues i autorizuar në kompaninë “Bio-Q-Check P.C., dhe detyra e tij është konfirmimi dhe verifikimi i klientëve.
I dyshuari ka pranuar lëshimin e certifikatave organike ndaj fermerëve pa dal në teren për kontrolle.
Lidhur me këtë, avokati i të pandehurit Nasuf Hasani për KALLXO.com ka thënë se, do paraqesë ankesë në Gjykatën e Apelit pasi masa e arrestit shtëpiak është e panevojshme.
“Konfirmoj se do të parashtroj ankesë ne Gjykatën e Apelit, për shkak se masa e arrestit shtëpiak e caktuar nga Gjyjata ne Prishtinë është e pa nevojshme”, ka thënë ai.
Tutje sipas Hasanit, certifikatat e klientit të tij janë ende me afat dhe rregullorja për verifikimin e parcelave të mbjella nuk e përcakton kohën e verifikimit.
“Me qenë se i mbrojturi im ka kompani të licencuar për lëshimin e certifikatave organike, të njëjta certifikata akoma janë me afat, prandaj verifikimi i parcelave të mbjella, respektivisht rregullorja përkatëse, për asnjë moment nuk e përkufizon se në cilën fazë duhet të verifikohen parcelat se a janë të mbjella ose jo”, shtolli tutje avokati.
Avokati shpreson se Gjykata e Apelit do e marr parasysh këto pretendime dhe të anulohet aktvendimi për masën e arrestit shtëpiak.
Dosja e Prorkurorisë: Për çka dyshohen 21 të arrestuarit në rastin ‘Subvencioni’?