Subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë, Konjufca: Prokuroria mund të hetojë procesin
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka folur për çështjen e subvencioneve të ndara nga Ministria e Bujqësisë dhe për pretendimet e Kooperativës Bujqësore “Krusha” ndaj ministrit Faton Peci.
Konjufca gjatë një pronocnimi, të martën më 26.11.2024, tha se Prokuroria mund të hetojë të gjithë procesin dhe të vërtetohet nëse ka pasur shkelje në këtë rast.
“Nëse ka pasë ndërhyrje, atëherë ndëshkohen, nëse s’ka pasë, duhet të japin përgjegjësi ata që bëjnë propagandë”- ka thënë Konjufca.
Ndërkaq, sa i përket kërkesës për kërkim falje të themelueses së KB”Krusha” Fahrije Hoti, ndaj ministrit Peci, Konjufca thotë se “ kjo i përket ministrit Peci”.
“Ajo i përket ministrit. Kërkim falja është shumë humane, është njerëzore”- ka shtuar Konjufca.
Themeluesja e Kooperativës Bujqësore ‘Krusha’, Fahrije Hoti, të hënën (25.11.2024), gjatë një konference për media është deklaruar lidhur me raportimet e fundit rreth ndarjes së subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë dhe për ‘etiketimet’ që i janë bërë nga ministri Faton Peci.
“Kemi aplikuar jemi refuzuar, jo në 2024, por nga 2015 deri më sot nuk kemi marrë përkrahje. Arsyeja ka qenë ndoshta që nuk i kemi plotësuar kriteret, në 2015 kemi qenë shumë më keq së sot kur dhe jemi refuzu, ka vazhduar edhe në 2017” – ka deklaruar Fahrije Hoti.
Ajo tha së i është përmendur emri nga ministri, Faton Peci për një padi në gjykatë për mos kthimin e mjeteve që i janë ekzekutuar nga viti 2015-2017, por sipas saj, asnjëherë nuk ka marrë një ftesë të tillë nga gjykata lidhur me këtë padi.
Themeluesja e ndërmarrjes ‘Krusha’ tha se nuk e di ku mund t’a ketë gjetur atë dosje ministri Peci, mirëpo, ka kërkuar nga ai të kërkojë falje për këtë “njollosje” pasi që sipas saj ‘janë njollosur të gjitha gratë e Krushës’ dhe jo vetëm ajo si individ.
“Unë nuk e di ku e ka gjetur atë dosje dhe kërkoj nga ministri bashkë me dosje të kërkoj falje për këtë njollosje që ju ka adresu jo vetëm Fahrijes. Fahrija është individ, por Fahrija ka staf ka punëtorë, nuk jam njollosur veç unë por të gjitha gratë e Krushës” – kAjo ka njoftuar se para dy muajve i është refuzuar projekti me të cilin ka aplikuar për të qenë pjesë e subvencioneve të ministrisë.a thënë Hoti.
Në një përgjigje për Kallxo.com, Ministria e Bujqësisë ka dhënë sqarime se përse ishte refuzuar kërkesa e Kooperativës Bujqësore ‘Krusha’ në thirrjen për grante të vitit 2023.
Sipas, Agjencisë për Zhvillim e Bujqësisë në kuadër të kësaj ministrie, thuhet se në aplikim nuk është bashkangjitur edhe projekti ideor për investimin konkret si dhe nuk është përshkruar procesi teknologjik i prodhimit.
“Gjatë kontrollit administrativ të fermerit/es është konstatuar, se aplikuesja, Fahrije Hoti me biznesin “KB Krusha”, SH.P.K ka aplikuar me projektin “Blerja e linjave të makinerive për përpunimin dhe konservimin e perimeve”, dhe ndër investimet e kërkuara me implementim të këtij projekti, është investimi në Pajisjet për trajtimin e ujërave si objektiv në përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit”, thuhet në përgjigjen e MBPZhR-së.
“Në rastin e aplikimit për menaxhimin e mbetjeve dhe ujërave të shkarkuara, aplikuesi mund të bashkangjes projektin ideor me paramasë dhe parallogari për investim konkret, ku në këtë rast nuk është bashkëngjitur dokumenti i kërkuar sipas kritereve të përcaktuara. Tek plani i biznesit, pika 5 kapaciteti prodhues, citohet “Duhet të jepet përshkrimi i procesit të prodhimit që aplikohet në investimin e planifikuar”, dhe në rastin konkret kemi të paraqitura vetëm të hyrat në vlerën monetare përmes implementimit të projektit, mirëpo nuk përshkruhet procesi teknologjik i prodhimit, konform investimeve të kërkuara. Andaj, AZHB, ka marrë vendim për refuzim”- sqaron më tej kjo ministri.
KB ‘Krusha’ kishte bërë edhe ankesë lidhur me këtë refuzim, për të cilën ministria thekson se “edhe në ankesë është shikuar baza ligjore”.
Reagimi i ministrit Peci erdhi pas raportimeve se vëllai i deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, kishte përfituar 100 mijë euro grant në këtë thirrje.
Grantet e Ministrisë së Bujqësisë dhe “shpërthimi” i ministrit Faton Peci